🇽🇰 Kosova
Kurti ngushëllon familjen Latifi pasi trupi i 33-vjeçarit u gjet në Ujman
nga Venera Grabanica29 korrik 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit, 33-vjeçarit që ishte zhdukur dhe u gjet në liqenin e Ujmanit nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Latifi, duke u shprehur pranë tyre në këtë moment të rëndë dhimbjeje. Ai theksoi përkushtimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të të gjithë atyre që morën pjesë në operacionin e kërkimit.
“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, shkroi Kurti.











