🇽🇰 Kosova
Kurti: Gëzohem ky studio-bunker i Radios Kosova e Lirë tani është nën përkujdesjen e shtetit
nga B G12 qershor 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gëzuar që studio-bunkeri ku janë përhapur lajmet e radios “Kosova e Lirë”, është nën përkujdesjen e shtetit tonë.
Ai ka shprehur mirënjohje për çlirimtarët lajmëtarë derisa në Instagram ka shpërndarë fotografi të bunkerit.
“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti./21Media









