Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Komuna e Malishevës do ta bëjë zbulimin e Obeliskut të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”

nga B G19 qershor 2024
​Komuna e Malishevës do ta bëjë zbulimin e Obeliskut të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”

Komuna e Malishevës me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës më 21 qershor do ta bëjë zbulimin e Obeliskut të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë” në majën e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë.

“Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe dhe 25 vjetorin e përfundimit të suksesshëm të transmetimit të programeve të Radios ‘Kosova e lirë’ (21 qershor 1999), ju ftojmë të merrni pjesë në zbulimin e OBELISKUT të Bunkerit të Radios ‘Kosova e lirë’, më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në majen e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë”, thuhet nw njoftimin e kwsaj komune.

Me këtë rast komuna ka njoftuar se do të mbahet një program kulturo-artistik me këngë të bukura shqipe.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →