RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Kosova U18 fitoi ndaj Moldavisë

nga Venera Grabanica14 janar 2025
Kosova U18 fitoi ndaj Moldavisë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane.

Të martën mbrëma në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 35:26. Ndeshja i takoi Grupit B, ku bën pjesë edhe Bullgaria.

Në pjesën e parë djemtë tanë bënë shkëputje të lehtë në rezultat, ndërsa në të dytën shfaqën edhe më shumë nga potenciali për fitore me nëntë gola dallim.

Më efikasi ishte Olsi Mulaj me 11 gola. Tetë i realizoi Amar Muqolli, ndërsa nga gjashtë i kishin Granit Kadiri e Edonis Hajra. Me shumë pritje u dallua portieri Olt Kabashi.

Alarm për vapë! Java e ardhshme sjell temperatura deri në 38°C në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Alarm për vapë! Java e ardhshme sjell temperatura deri në 38°C në Kosovë

Më të fundit

Të gjitha →