Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova me katër xhudistë në Botërorin U18 në Kroaci

nga R22 gusht 2023
Kosova me katër xhudistë në Botërorin U18 në Kroaci

Ekipi kosovar i xhudos për grupmoshat U18 i rikthehet aksionit nesër, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror për kadet (U18)

Botërori i xhudos për grupmoshat U18 do të zhvillohet nga nesër deri në 26 gusht në Zagreb të Kroacisë..

Ekipin e Kosovës e përbëjnë Laurina Gashi (kategoria deri në 52 kilogramë), Uvejs Nesimi (kategoria deri në 50 kilogramë), Jon Veseli (kategoria deri në 66 kilogramë) dhe Blin Kuka (kategoria deri në 90 kilogramë).

Uvejs Nesimi do të ndeshet nesër, Gashi e Veseli pasnesër, kurse Blin Kuka ndeshet të shtunën.

Së bashku me ekipin e Kosovës kanë udhëtuar edhe trajnerët, Fatos Tabaku, Mustafë Veseli dhe Dukagjin Gashi

Në këtë Botëror marrin pjesë gjashtë kontinente, 64 shtete – gjithsej 576 garues.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →