Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kosova me katër xhudistë në Grand Prix të Zagrebit

nga R17 gusht 2023
Kosova me katër xhudistë në Grand Prix të Zagrebit

Ekipi kosovar i xhudos i rikthehet garave evropiane, ku tani do të merr pjesë në Grand Prixin e radhës që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e Zagrebit, që zhvillohet nga data 18 deri më 20 gusht, raporton KosovaPress.

Kosovën e përfaqësojnë Flaka Loxha (kategoria deri në 57 kilogramë), Loriana Kuka (kategoria deri në 70 kilogramë), Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë) dhe Dardan Cena (kategoria deri në 73 kilogramë).

Në këtë garë marrin pjesë xhudistë nga pesë kontinente, 83 shtete – gjithsej 530 garues.

Së bashku me xhudistët tanë është edhe ekipi i trajnerëve i përbërë nga Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.

Më poshtë e gjeni orarin e xhudistëve tanë në Grand Prix Zagreb të Kroacisë.

Flaka Loxha – kategoria deri në 57 kilogramë – ndeshet nesër

Loriana Kuka – kategoria deri në 70 kilogramë – ndeshet të shtunën

Akil Gjakova – kategoria deri në 73 kilogramë – ndeshet të shtunën

Dardan Cena – kategoria deri në 73 kilogramë – ndeshjet të shtunën

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →