Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Këto janë klubet e licencuara kosovare për garat evropiane

nga Egzona Mehmeti25 maj 2022
Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23:
KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Llapi
FFK sot ka informuar se nga Liga e Parë e femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica. KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë, ndërsa pas ankesës së këtij klubi, Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe KFF Ep-Com të licencohet.
Sipas FFK-së, për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica.
“Klubet e palicensuara, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimin e klubeve për garat evropiane.”, ka bërë të ditur FFK./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →