Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kërkohej nga Policia për disa vepra penale, arrestohet dhe i sekuestrohet një armë

nga Venera Grabanica29 janar 2023
​Kërkohej nga Policia për disa vepra penale, arrestohet dhe i sekuestrohet një armë

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Sipas Policisë, personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11.01.2023, për veprat shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe m- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.
“Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në komunikatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →