Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, rreth orës 01:10 në zonën tek bregu i liqenit në Vërmicë kanë identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona.
Policia njofton se gjatë vëzhgimit të terenit, është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Republikës së Shqipërisë. Me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policor të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Nga ta, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin shtetas i Shqipërisë me iniciale F.Gj viti i lindjes 1995 nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia të njëjtit i ka konfiskuar 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë dhe një telefon – i tipit IXON.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet “Kontrabandim me migrant”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe “kalim ilegal i kufirit”, dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media










