🌍 Bota
Izraeli thotë se do të hedh edhe më tutje raketa drejt Teheranit
nga Gentrita Xhemajli18 qershor 2025
Ushtria izraelite thotë se ka qëlluar raketa të mëtejshme drejt Iranit.
Në njoftimin e saj të përditshëm, IDF thotë se ka nisur një valë të re sulmesh që synojnë sistemet e raketave dhe vendet e magazinimit në Teheran.
Ajo shton se gjatë natës, në një sulm me tre valë që zgjati tre orë, dëmtoi një vend për prodhimin e centrifugave, ka raportuar BBC.










