🌍 Bota
Irani lëshon raketat e para drejt Izraelit që nga sulmet amerikane
nga Kaltrina Berila22 qershor 2025
Ushtria izraelite thotë se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt vendit dhe u bëri thirrje njerëzve të strehohen.
“Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë.
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha ajo, duke shtuar se publiku ishte “udhëzuar të hynte në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndronte atje deri në njoftim të mëtejshëm”.
Vala e re e raketave është e para që Irani ka lëshuar që kur SHBA-të njoftuan se kishin sulmuar objektet bërthamore të Iranit./21Media










