Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë ngushëllojnë familjen e Sahit Jasharit: Vepra e tij mbetet pjesë e historisë kombëtare

nga Gentrita Xhemajli23 orë më parë
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë ngushëllojnë familjen e Sahit Jasharit: Vepra e tij mbetet pjesë e historisë kombëtare

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ku ai ka publikuar edhe telegramin e ngushëllimit të dërguar nga babai i tij dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë.

Në mesazhin e tyre të ngushëllimit, ata shprehen se me “pikëllim të thellë” kanë marrë lajmin për vdekjen e Jasharit, të cilin e cilësojnë si “luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Të nderuar familjarë të z. Sahit Jashari, Të nderuar bashkëkombës, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë dhe heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarin Sahit Jasharin dhe e paharruar vepra e tij në shërbim të lirisë dhe atdheut.Me respekt, bashkëluftëtarët e z. Sahit Jashari”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →