🇽🇰 Kosova
Kurti: Kemi bërë oferta të jashtëzakonshme, por opozita i refuzoi
nga Gentrita Xhemajli24 orë më parë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se rezultatet përfundimtare do të mundësojnë nisjen e diskutimeve për hapat e ardhshëm politikë.
“Jemi ende duke pritur numërimin e votave, votat janë duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave, ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm”.
Ai cilëson se partia e tij ka bërë oferta të jashtëzakonshme për opozitën, duke akuzuar se pas propozimeve të LVV-së, opozita ka refuzuar.
“Shpresojmë se kësaj radhe të jetë ndryshe, për konstituimin e institucioneve”./RTV21/21Media











