Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ish-inspektori i AKI-së: Mungesa e sigurisë publike po kërcënon jetën e qytetarëve

nga Kaltrina Berila7 korrik 2024
Ish-inspektori i AKI-së: Mungesa e sigurisë publike po kërcënon jetën e qytetarëve

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thënë se është shqetësuese mungesa e sigurisë publike.

Ramadani në një postim në “Facebook”, ka shkruar se siguria publike është më e keqe sot dhe se kohëve të fundit është rritur dukshëm ndjenja e pasigurisë tek qytetarët.

“Shqetësuese mungesa e sigurisë publike. Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike. Qytetari është më i pambrojtur sot! Siguria Publike është më e keqe sot! Lajmet nga anekënd Kosovës janë të mbushura me raste dhune, sikurse ishin edhe lajmet e mëngjesit sot. Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka shtuar se siguria publike është kusht i domosdoshëm për jetën më të mirë dhe më të sigurt të qytetarëve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →