Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramadani: Vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2024
Ramadani: Vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel

Ish inspektori i AKI-së, Burim Ramadan ka komentuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut të Republikës së Kosovës.

Sipas Ramadanit, akti terrorist është shumë serioz.

Tutje, Ramadani ka theksuar se vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel.

Ai ka vlerësuar se dikush duhet të japë përgjigje.

“Akti terrorist është shumë serioz, dëmet e mëdha dhe qëllimi i tmerrshëm. Vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel. Dikush duhet të jep përgjigje pse nuk ka qenë e tillë? Bashkëpunimi me prezencën ushtarake ndërkombëtare qetëson situatën. Derisa gishti adresohet (sërish!) te mediat, është mirë të na tregojnë çfarë veprime janë ndërmarrë për ta parandaluar këtë akt terrorist? Apo, pse dështuan ta prandalojnë?!”, ka shkruar Ramadani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →