Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 2026
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është deklaruar pas vizitës në Qendrën e Numërimit të Votave në Prishtinë. Ambasadori, është shprehur i impresionuar nga nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe, ka bërë të ditur se është interesuar për masat e reja të transparencës që janë vendosur. "Iu bashkova Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në një vizitë në Qendrën e Numërimit të Votave në Prishtinë. Mbeta i impresionuar nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë vendosur. Pasi rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të themelojnë institucionet", ka shkruar Hagreaves në Facebook.
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore
LAJMI TJETËR →
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Më të fundit

Të gjitha →