Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇬🇧 English
🇽🇰 Kosova

Nis numërimi i fletëvotimeve të diasporës nga votimi nëpër ambasada

nga Gentrita Xhemajli11 qershor 2026
Nis numërimi i fletëvotimeve të diasporës nga votimi nëpër ambasada
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media. Votimi është zhvilluar më 6 qershor, në 30 përfaqësi diplomatike. “Nga 27 mijë e 724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22 mijë e 360 prej tyre apo 82.46%”, tha Elezi. Ai bëri të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i verifikimit i pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit me postë. “Deri në përfundim të ditës së mërkurë, në vlerësim janë përfshirë 23 mijë e 300 pako”, tha Elezi. Sa i përket pakove të refuzuara, Elezi tha se arsyeja më e shpështë është shkaku i mungesës së dëftesës së regjistrimit që votuesi e pranon nga KQZ.
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore
LAJMI TJETËR →
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Më të fundit

Të gjitha →