Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

nga Kaltrina Berila25 maj 2021

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të

enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.

Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon punën e mirë që ka bërë FFK edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →