Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Austri-Estoni

nga Egzona Mehmeti7 qershor 2021

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën është deleguar për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023 për U21, ndërmjet Austrisë dhe Estonisë.

Pasi ditë më parë gjyqtarët kosovarë ndanë drejtësinë në ndeshjet miqësore të kombëtareve A, Turqi – Azerbajxhan dhe Maqedoni e Veriut – Slloveni, tani gjyqtarët Genc Nuza kryesor, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj anësor dhe Besfort Kasumi gjyqtar i katërt, do të jenë në ndeshjen e Grupit A të kualifikimeve për Evropianin U21, që zhvillohet të martën, në ”Keine Sorgen Arena” në Ried-innkreis.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →