Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjobitet 18-vjeçari, nuk iu ndal “stopit” të policit e shkakton aksident

nga Kaltrina Berila15 mars 2025
Gjobitet 18-vjeçari, nuk iu ndal “stopit” të policit e shkakton aksident

Një 18-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pasi duke mos u ndalur ndaj shenjës së policit, shkakton aksident trafiku.

Policia ka njoftuar se policët i kanë dhënë shenjë për t’u ndalur, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.

“Gjatë përcjelljes policore, në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke”, njoftoi Policia e Kosovës

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për mosrespektim të shenjës “stop” të policit dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shofer.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →