Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

26 vjeçari vdes në aksident trafiku

nga E.Bullaku10 korrik 2017

Mërgimtari nuk i ka përballuar lëndimet e marra

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, sot rreth orës 04:50 është raportuar për një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur  kur  ngasësi  i veturës BMW me targa të Norvegjisë ( F.S.  m/sh/shtetas i Norvegjisë , 26 vjeç), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, me pjesën e përparme të automjejtit ka goditur rrethin dhe pastaj është rrotulluar , me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Të lënduarit fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, e pastaj  është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, me këtë rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →