Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjermania i bën thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

nga B G30 shtator 2023
Gjermania i bën thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka kërkuar që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

Përmes një reagimi, Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

Berlini zyrtar kërkon që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.

Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim./21Media

Further escalation between #Serbia & #Kosovo must be avoided. It is important that Serbia reduces its troops at the border to Kosovo without delay. Together with our partners, we are in direct contact with the parties involved. The political process needs to continue urgently.

— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) September 30, 2023

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →