Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Biden i bën thirrje Serbisë për kompromise me Kosovën

nga Venera Grabanica14 shkurt 2024
Biden i bën thirrje Serbisë për kompromise me Kosovën

Presidenti i Amerikës Joe Biden, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Presidenti Biden, i bën thirrje Serbisë të ecë përpara në mbrojtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin dhe “të ndërmarrë hapa duke përfshirë kompromisin kur është i nevojshëm në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letër në të cilën theksohet se marrëveshja e vitit të kaluar “paraqet hapa thelbësorë drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën.

Thirrjet janë pjesë e një mesazhi të urimit dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me rastin e 15 shkurtit, ditës së Shtetësisë së Serbisë.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →