Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë
Ministri i Kulturës së Kosovë, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë nisur gërmimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit.
Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes.
Çeku ka theksuar se arkeologjia po trajtohet me prioritet në Kosovë.
“Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Çeku.
Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të eksploruar dhe ruajtur vendbanimet e lashta që dëshmojnë historinë dhe kulturën e pasur të Kosovës.











