Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy shkolla kanë pranuar donacion nga EULEX-i

nga E.Bullaku23 shkurt 2022

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.
Me qëllim të rritjes së kualitetit të arsimit si dhe të punës drejt sigurisë e sundimit të ligjit, sot dy shkolla të Gjilanit kanë pranuar donacion të pajisjeve shkollore nga EULEX. Hyseni e ka falënderuar shefin e EULEX-it për vizitën dhe donacionin.
“Sot u takuam e pastaj vizituam shkollën “Musa Zajmi” dhe gjimnazin “Vuk Karaxhiq” për t’ua dhuruar këtë donacion personalisht. Gjatë takimit e përgëzova z. Wigemark për punën e shquar të EULEX-it në Kosovë si dhe e informova se Komuna e Gjilanit e mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme që do të kontribuojnë jo vetëm në fushën e arsimit por edhe atë të sigurisë, digjitalizimit, dhe forenzikës”, ka thënë Hyseni./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →