RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Erërat e forta shkaktuan dëme në rrjetin elektrik

nga Venera Grabanica1 prill 2023
Erërat e forta shkaktuan dëme në rrjetin elektrik

Për shkak të erërave të forta që filluan sot, në disa rajone të Kosovës janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, veçanërisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike.

Kështu ka njoftuar Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, sipas së cilës, rajoni më i prekur është ai i Ferizajt, ndërkaq ekipet e KEDS-it ndodhen në terren për të sanuar dëmet.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe besojmë se në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë do t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njofitm.

​Tërmet në Shqipëri
LAJMI TJETËR →
​Tërmet në Shqipëri

Më të fundit

Të gjitha →