Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Eliminimi i hershëm i Kosovës për Botërorin 2027, reagon Fetahu

nga B G25 shkurt 2025
Eliminimi i hershëm i Kosovës për Botërorin 2027, reagon Fetahu

Kosova i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror të basketbollit që zhvillohet në vitin 2027 pasi humbja nga Zvicra në Prishtinë shuajti të gjitha gjasat e dardanëve për të vazhduar tutje.

Përkundër këtij eliminimi, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka thënë se menjëherë do të fillojnë me punën për parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2029, që do të fillojnë në nëntor të vitit 2025.

“Pavarësisht përfundimit të kësaj gare, ne nuk do të ndalemi këtu. Sytë tanë janë të drejtuar drejt së ardhmes – parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2029, që do të fillojnë në nëntor të vitit 2025. Presim me padurim shortin gjatë verës dhe do të vazhdojmë përgatitjet me përkushtim dhe vendosmëri”, ka thënë Fetahu për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka shtuar se do të punohet shumë me klubet për gjeneratat e reja pasi, sipas tij, aty është e ardhmja e basketbollit kosovar.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë edhe më shumë me klubet dhe grupet e tjera të interesit për të zhvilluar basketbollin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja e Përfaqësueses së Kosovës. E ardhmja është e ndritur dhe së bashku, me punë të palodhshme dhe përkushtim, do ta ndërtojmë atë”, ka thënë Fetahu.

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
LAJMI TJETËR →
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Më të fundit

Të gjitha →