Edi Rama: Macron më tha se nuk hapë rrugë për vizat nëse në Prishtinë s’hapin rrugë për planin franko-gjerman
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kama tregoi edhe se çfarë i tha Presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për Kosovës. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”
Sipas Ramës, presidenti francez “është i lënduar” pasi po angazhohet shumë për zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi përmes planit të ashtuquajtur franko-gjerman.
Madje, kryeministri shqiptar tha se deklarata e Macron për vizat, në konferencë, ishte e qartë.
“Si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët është i lënduar që edhe pse është angazhuar me Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Dekkarata e tij është shumë e qartë”, tha Rama në TV Klan.
“U sollën në sulm se thua unë e bëra atë deklaratë. Sikur unë e kam fuqinë që t’i them Macronit bëjë këtë bëjë atë. Lexoni mirë atë që tha. Sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuiniteti”.
“S’mund të merret peng komuniteti eurotlantik për t’i bërë karshillëk një përpjekje të tyre”, shtoi ai.











