Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama: Arsimi profesional e vetmja rrugë që të siguron një punë

nga RTV2127 prill 2017

Rama tha se pa vettingun nuk do të ketë rritje investimesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të enjten se arsimi profesional është e vetmja rrugë që të siguron një punë dhe të ardhura të mira dhe se kriza më e rëndë e trashëguar ndër vite është ajo e papunësisë rinore.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit të zhvilluar sot “Olimpiada e aftësive”, Rama tha se zhvillimi i arsimit profesional mund të sjellë një reduktim të papunësisë në vend.

“Besoj se kriza më e rëndë në të gjithë gamën e krizave që ne trashëguam është kriza e papunësisë rinore dhe adresimi më i rëndësishëm i të gjithë spektrit të politikave tona të reja është adresimi i  këtyre krizave”, tha ai.

Sipas Ramës, pas investimit të kryer nga qeveria shqiptare duke rritur buxhetin për arsimin profesional, tanimë duhet që kompanitë private të financojnë praktikën e studentëve.

Rama nuk la pa përmendur edhe çështjen e vettingut që sipas tij qeveria është e vendosur për të zhbllokuar një orë e më parë.

“Pa vettingun dhe pa pastrimin e gjykatësve dhe  prokurorëve, nuk do të ketë rritje investimesh. Ne jemi shumë të vendosur të zhbllokojmë vettingu një orë e më parë dhe patjetër që do të zhbllokohet”, ka thënë kryeministri Rama.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →