Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

EULEX dhuron donacion për SHKK-në

nga Kaltrina Berila23 shtator 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka pranuar donacion, tri vetura “Nissan”, kompjuter, UPS, ruter, printer, skaner, radiolidhje, telefona mobil, GPS, dylbi, llamba elektrike dore, dhe tavolina nga EULEX.
Gjatë ceremonisë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi tha se ky donacion përveçse do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha se ky mision ndodhet në Kosovë për të përkrahur institucionet për sundimin e ligjit, pjesë e së cilave është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ai shprehu besimin se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e SHKK-së në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësisë së saj.
Sipas një njoftimi nga ShKK-ja, këto pajisje do të shfrytëzohen nga qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →