Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Çeku jep detaje nga zbulimi në Kalanë e Vuçakut

nga RTV21 Portal29 qershor 2024
​Çeku jep detaje nga zbulimi në Kalanë e Vuçakut

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka folur rreth zbulimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ai ka thënë se ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shekullit të tretë pas Krishtit.

“Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë të rëndësishëm. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr)”, ka shkruar Çeku në “Facebook.”

Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →