Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Valixhe e dyshimtë në Ferizaj, Policia jep detaje

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2024
Valixhe e dyshimtë në Ferizaj, Policia jep detaje

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt  sot rreth orës 10:12 kanë pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë.

Për rtv21.tv rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht Janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë, të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu tha se për informata shtesë do të njoftoheni me kohë./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →