Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE për RTV21: Po ndjekim nga afër rastin e Popoviç, presim që procesi i rregullt ligjor të respektohet plotësisht

nga B G23 korrik 2025
BE për RTV21: Po ndjekim nga afër rastin e Popoviç, presim që procesi i rregullt ligjor të respektohet plotësisht

Bashkimi Evropian ( BE-së) në një përgjigje për RTV21 tha se po e ndjek nga afër rastin e Igor Popović dhe merr shënim vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Presim që sundimi i ligjit dhe procesi i rregullt ligjor të respektohen plotësisht. Çdo masë që kufizon lirinë duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale. Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim duhet të shmangen”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ndihmësdrejtori  i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën Igor Popovic, është arrestuar në Kosovë nën dyshimet për përçarje dhe nxitje të urrejtjes. Gjykata Themelore në Prishitnë i shqiptoi atij masën e paraburgimit prej 30 ditëve, pasi mbajti një fjalim me gjuhë urrejtëse ndaj UÇK-së. Mbajtja në paraburgim e Popoviq nga Beogradi zyrtar u pa si një kërcënim dhe zyrtarët e saj thanë se do të përgjigjen fuqishëm. Por kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cilësoi kërcënime ndaj Kosovës deklaratat e Presidentit serb, Vuçiq dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të reagojë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →