Bajraktari: Jemi në fazë të hershme hetimore, politikanët duhet të mbështesin hetimet
(Lajm i përditësuar)
Bajraktari: Jemi në fazë të hershme hetimore, politikanët duhet të mbështesin hetimet
Avokati Ardian Bajraktari në ”Click” të RTV21 tha se procesi i hetimit në rastin e Faton Pecit është në fazën e hershme hetimore. Për këtë sipas tij, është e rëndësishme që kryeministri në detyrë dhe zyrtarët e tjerë të mos nxitojnë të shpallin pafajësinë e tij, por të lejojnë që Prokuroria të vazhdojë hetimet në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në prova.
”Fazë e hershme hetimore, besoj që edhe kryeministri në deytrë edhe të tjerët do të duhej ta bënin të kundërt të besonin në pafajësin e Pecit dhe ta inkurajonin Prokurorinë për hetim të provave”, tha Bajraktari.
‘
Bajraktari për intervistimin e Faton Pecit: Ka veprime në shpërputhje me ligjin
Avokati Ardian Bajraktari në emisionin “Click” në RTV21 ka folur rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.
Ai theksoi se Prokuroria dhe Policia kanë vepruar në përputhje me ligjin/
Sipas tij, veprimet e deritanishme institucionale kanë qenë të duhura dhe të bazuara në ligj.
”Prokuroria dhe Policia kanë kryer detyrën e tyre ligjore dhe aludimet që janë ngritur për këto çështje qe sa ka këto veprime kanë qenë të duhura. Për mendimin tim ka disa veprime që janë në shpruthje me ligjin fillimisht për pronën publike. Dhënia në shfrytzim e pronës publike edhe me qera duhet të bëhet mbi bazën e një procedure transparente që do të thotë me grande”, tha Bajraktari.











