Bajrami i reagon Kurtit e Muratit: Manipulatorë të shifrave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se “për herë të parë” në Kosovë janë 400 mijë vende aktive pune, lidhur me këtë shifër reagoi edhe kryeministri, Albin Kurti.
Për këto shifra ka reaguar, ish-Ministrja e Financave dhe deputeja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i quajti veçse “manipulator të shifrave” ngase Kurti dhe Murati, ndonëse çesin shifër, nuk paraqesin edhe trendin e rritjes së punëtorëve aktivë ndër vite.
”Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët. Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit”, ka shkruar Bajrami./21Media











