🇽🇰 Kosova
Bajrami i reagon Muratit: Rritjen e varfërisë mundohet ta shesë si sukses
nga RTV21 Portal22 qershor 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, po mundohet që rritjen e varfërisë në vend ta shesë si sukses.
Bajrami ka tha se falë mospunës së Qeverisë, rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme.
“Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie sot 61 familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd. Propaganda nuk kalon!”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.











