Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajqinovci: LVV-ja nuk do të ketë propozim tjetër tek presidentja për formimin e Qeverisë përveç Kurtit

nga Gentrita Xhemajli27 tetor 2025
Bajqinovci: LVV-ja nuk do të ketë propozim tjetër tek presidentja për formimin e Qeverisë përveç Kurtit

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, tha për RTV21 se nuk do të ketë një propozim tjetër nga Vetëvendosje për t’u mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve dhe i mandatuari i vetëm.

Duke akuzuar partitë e tjera shqiptare që nuk e votuan formimin e Qeverisë Kurti 3, tha se gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Për Qeveri tjetër ne nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti. Më nuk ka pazare të tilla sikurse përpara me terminale doganore në të cilat vendoseshin njerëz me nga 5 deputetë. Populli e ka dhënë verdiktin dhe kryeministri Kurti është më i votuari dhe i ka 48 deputetë, së bashku me minoritetet jo serbe i kemi 56 deputetë. Por, fatkeqësisht LDK-ja na i mbylli dyert dhe nuk deshti që as ta konstituojë Kuvendin dhe as formimin e Qeverisë. Nuk e di nëse do të shkojmë në takim tek presidentja sepse këtë e vendosin organët e partisë”, tha Bajqinovci. /RTV21
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →