Dështimi i mandatarit, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti për të formuar Qeverinë e re, nuk ka shpërfaqur gatishmëri tek subjektet politike për krijimin e një shumice tjetër parlamentare. RTV21 ka kontaktuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare LVV, PDK, LDK, AAK dhe Nisma nëse do t’i përgjigjet ftesës së presidentës Vjosa Omsani për konsulta dhe nëse ka një iniciativë tjetër për formimin e një shumice parlamentare. Zyrtarët e partive të kontaktuar nga televizioni në parim kanë thënë se i përgjigjen ftesës së presidentës, por nuk kanë shfaqur gatishmëri për të marrë iniciativën për formimin e Qeverisë së re.
Ndërkohë, profesori i shkencave politke, Ibrahim Gashi, konsideron se dështimi për formimin e Qeverisë së re erdhi pasi i mandatuari nga presidentja Osmani, kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ka qenë fleksibil për të gjetur një partner të koalicionit për sigurimin e votave të nevojshme për formimine Qeverisë së re.
‘’ Kurti nuk ishte fleksibil për të gjetur partner të koalicionit. Sfida për sigurimin e numrave ka qenë evidente që nga fillimi e cila reflektojë edhe tek zgjedhja e Qeverisë”, tha Gashi për rtv21
Ish-diplomati, Blerim Canaj, duke analizuar lëvizjen e fundit të deputetëve të Vetëvendosjes për mbledhjen e 40 nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, vlerëson se kjo mund të jetë edhe si iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit.
‘’Unë e shohë më shumë si përpjekje për shpërndarje të Parlamentit sepse për të shkuar në zgjedhje duhet të shprëndahet Kuvendi. LVV-ja mund ta provojë edhe një herë për zgjedhjen e Qeverisë por nuk i ka votat”, tha Canaj
Profesori universitar i shkencave politike, Ibrahim Gashi, vlerëson se vendi ka hyrë në një situatë të panjohur politike. Por, qëndrimet e subjekteve politike se nuk i kanë votat e nevojshme për zgjedhjen e Qeverisë së re, janë vetëdorëzuar në përpjekjet e tyre për krijimin e shumicës parlamentare.
‘’Duke i dëgjuar dje deklarimet e partive opozitare, ato sikur u dorëzuar para se ti ftojë presidentja që t’ia jap mandatin. Kjo nuk me pëlqeu sepse kushtetuta e parasheh që një shumicë tjetër mund ti sigurojë numrat”.
Ndërsa, nga këndvështrrimi i ish-diplomatit Canaj, vendi pashmangshëm po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
‘’Ne po shkojmë thjeshtë drejtë zgjedhjeve…”, tha Canaj
I mandatuari nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, të dielen dështoi për krijimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, për të votuar 56 deputetë, ndërsa 52 kundër dhe 4 abstenime./RTV21/21Media











