Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Askush nga institucionet nuk mori ftesë për inaugurimin e Trump?

nga Venera Grabanica17 janar 2025
​Askush nga institucionet nuk mori ftesë për inaugurimin e Trump?

Krerët institucionalë të Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar.

KP ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidencës së Kosovës dhe në Zyrën e Kryeministrit nëse presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit Trump, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë çështje presidentja Osmani është pyetur sot nga gazetarët, porse ka thënë se do të përgjigjen “sa më shpejt të jetë e mundur”. Lidhur me këtë çështje kp ka dërguar pyetje edhe Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, e cila ka bërë të ditur se ka përcjell kërkesën tek ekipi i presidentit Donald Trump dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje tjetër.

Deri tani është raportuar se ka pasur ftesa për disa personalitete dhe figura politike nga Kosova. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të merr detyrën më 20 janar, pas fitimit të zgjedhjeve në nëntor të vitit 2024.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →