Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

nga Kaltrina Berila17 janar 2025
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është deklaruar nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

E pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një ftesë për inaugurim, ajo tha se përgjigja për këtë pyetje do të kthehet përmes emailit.

Kp ka tentuar disa herë të marrë përgjigje nga kabineti i Presidentes Osmani lidhur me këtë çështje, porse nuk ka marrë përgjigje.

“Iu lus t’i drejtoheni kabinetit dhe zyrës për media dhe do t’iu kthejnë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa më parë të jetë e mundur do t’iu kthejmë përgjigje. Faleminderit për mirëkuptim”, tha ajo.

Kështu është shprehur Osmani pas homazheve pranë përmendores së heroit Kadri Zekës, me ç’rast kujtoi sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →