Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person në Ferizaj, tentoi të dhunojë një grua

nga Gentrita Xhemajli12 dhjetor 2024
Arrestohet një person në Ferizaj, tentoi të dhunojë një grua

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti ka tentuar të dhunojë një grua në Ferizaj.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të martën, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 10.12.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →