Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person në Pejë, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua

nga Gentrita Xhemajli6 korrik 2025
Arrestohet një person në Pejë, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua

Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën pasdite, në tualet të një kafiterie të qytetit.

Ndërkaq i dyshuari sipas policisë kishte bashkëjetuar më herët me viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti në tualetin e një kafiterie ka tentuar të kryej marrdhënie seksuale me viktimën f/k, me të cilën i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →