Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen dy të dyshuar për tentim grabitje të armatosur në Fushë Kosovë

nga B.K2 mars 2022


Janë arrestuar sot dy persona të dyshuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë.
“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës. Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar: një revole e tipit TT”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Personat e dyshuar janë:  A.A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe U.A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →