RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Araujo pëlqehet nga Bayern Munich

nga Venera Grabanica10 dhjetor 2023
Araujo pëlqehet nga Bayern Munich

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo raportohet se pëlqehet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.

“Bavarezët” synojnë ta forcojnë repartin e mbrojtjes, dhe sipas medieve gjermane, Araujo është dëshira e skuadrës gjermane.

Kapiteni i Barcelonës me ‘Blaugranat’ ka kontratë deri në vitin 2026 me një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh.

Krerët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Barcelonën për transferimin e mundshëm të Araujo në “Allianz Arena”.

Ulutash: NATO nuk lejon vakum sigurie në Kosovë e Ballkan, ka rëndësi strategjike për Aleancën
LAJMI TJETËR →
Ulutash: NATO nuk lejon vakum sigurie në Kosovë e Ballkan, ka rëndësi strategjike për Aleancën

Më të fundit

Të gjitha →