Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për një analizë të thelluar të situatës, ambasada jep detaje

nga Gentrita Xhemajli3 shtator 2025
Zyrtarët italianë që punojnë në Kosovë mblidhen për një analizë të thelluar të situatës, ambasada jep detaje

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se dje ka pritur në takim zyrtarët italianë që veprojnë në vend, e që janë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Ambasada ka njoftuar edhe se ky takim është realizuar për të bërë një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi situatën në Kosovë, dhe, për të analizuar atë nga këndvështrime të ndryshme.

Nga kjo ambasadë është thënë edhe se, takime të tilla do të realizohen sërish, dhe se, ky i djeshmi përbën një mundësi të çmuar për krahasim dhe reflektim, që bëri të mundur konfirmimin e rëndësisë strategjike të rolit të zyrtarëve italianë në organizatat ndërkombëtare.

”Një falënderim i përzemërt për komandantin Barduani për kontributin e tij autoritativ dhe analizën e ofruar mbi misionin e KFOR-it”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →