Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ziyech merr vendimin për të ardhmen e tij

nga Venera Grabanica27 korrik 2022

Hakim Ziyech dëshiron me çdo kusht që të largohet këtë verë nga skuadra e Chelseat.
Besohet se Ziyech ka marrë vendimin e radhës për të ardhmen e tij, dhe dëshiron kalimin nga Chelsea te kampioni italian, por do të duhet të pranojë një ulje page për ta bërë këtë gjë.
Chelsea është i gatshëm të shesë anësorin maroken për vetëm 10 milionë euro, pasi ai nuk është më në planet e trajnerit Thomas Tuchel në “Stamford Bridge”.
Që kur iu bashkua “Bluve” në vitin 2020, 29-vjeçari e ka pasur të vështirë të jetë titullar i rregullt dhe tani kërkon një largim për të fituar më shumë kohë të rregullt.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →