⚽ Futboll
Zhegrova e Rrahmani e brengosin Fodan, lajme jo të mira para ndeshjes me Norvegjinë
nga RTV21 Portal1 qershor 2024
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e tretë stërvitore para ndeshjes miqësore kundër Norvegjisë.
“Dardanët” i kryen stërvitjet në Kampin Nacional në Hajvali, ku trajneri Franco Foda vazhdoi të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit e mbrojtjes, si dhe në tranzicionin e këtyre dy fazave gjatë lojës, raporton KosovaPress.
Por, në stërvitjen e sotme mungoi ylli i Lille, Edon Zhegrova për shkak të një shqetësimi, ndërsa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni, Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël.










