Një person është raportuar në polici se është zhdukur në Prizren.
Referuar raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ai është larguar nga shtëpia më datë 23 janar 2025.
“Prizren / 23.01.2025. Është raportuar se nga data e cekur viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /21Media











