Zhduket një 91-vjeçar në Ferizaj, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij
Një burrë 91-vjeçar është zhdukur në fshatin Greme të Ferizajt. Ai më datën 17 gusht kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
Personi i zhdukur quhet ILAZ (TAHIR) SEJDIU, i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme.
Ai është i gjatë 170 cm, peshon 75 kg, me sy kafe dhe flokë të thinjura.
Kur doli nga shtëpia ai kishte të veshura pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë.
Ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.
Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”. /21Media











