Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, Peci: Kurti mundet me i caktu me u mbajt verës, kur ka më shumë nga diaspora

nga Venera Grabanica9 janar 2024
Zgjedhjet në Kosovë, Peci: Kurti mundet me i caktu me u mbajt verës, kur ka më shumë nga diaspora

(Lajm i përditësuar)

Zgjedhjet në Kosovë, Peci: Kurti mundet me i caktu me u mbajt verës, kur ka më shumë nga diaspora

Në ”Click” të RTV21 analisti politik Lulzim Peci tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajtjen e zgjedhjeve mund ta caktoj në momentin kur sheh përfitim prej tyre.

”Kurti me siguri ka me zgjedh momentin më të volitshëm për të, nëse dëshiron me fitu më shumë me siguri ka me qenë vera kur ka më shumë nga diaspora, nëse dëshiron me fitu më pak e zgjedhë naj dimër”, tha Peci.

Peci: Politika e jashtme e Kurtit më e dobta që e ka pasur ndonjëherë Kosova

Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 tha se Kosova ka humbur tre vite si pasojë e gabimeve të mëdha në politikën e jashtme.

Peci tutje ka thënë se politika e jashtme e qeverisë Kurti është shumë e dobët.

”Politika e jashtme e Qevrisë Kurti është fatkeqësisht më e dobëta që e ka pasur ndonjëherë Kosova”, tha Peci.


Muhaxhiri: Nuk ka garanci për ata që i respketojnë kërkesat, por edhe për ata që nuk i respektojnë

Analisti Artan Muhaxhiri  tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se dihet se Integrimi Evropian është rruga drejt të cilës Kosova ka synuar me dekada.

Muhaxhiri tutje ka shtuar se sa i përket dialogut me Serbinë nuk ka ”garanci për se çfarë do të ndodh me ata që i respektojnë kërkesat, si dhe nuk ka garanci për ata që nuk i respektojnë kërkesat”.


Njohja e pasaportave nga Spanja, Peci: Spanja mbeti e vetmuar në Evropë

Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 tha se njohja  epasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare

”Realiteti është se Spanja mbeti e vetmuar në Evropë dhe nuk kishte ndonjë arsye madhore të vazhdojë me politkën e saj të ngurtë”, tha ndër tjera Peci.

Peci tutje ka shtuar se Kosova nuk ka ndikim në Spanjë dhe sipas tij, kjo lëvizje nga ana e Spanjës është bërë për shkak ”të rrethanve evropiane me liberalizimin e vizave”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →